Tjetër sukses në mundje për Shqipërinë, Valiev kalon tek 16 më të mirët e Botërorit

Shqipëria vazhdon që të regjistrojë suksese në mundje.

Kjo e djelë ka sjellë rezultate të mira për vendin tonë në Botërorin e Mundjes që po mbahet në Zagreb të Kroacis.

Përfaqësuesi i flamurit kuqezi, Chermen Valiev eleminoi mundësin nga Mongolia, Tugsjargal Erdenebat, duke u kualifikuar kështu për në 16 më të mirët në kategorinë e peshës deri në 74 kg.

Sukses shumë i rëndësishëm, i cili vjen falë rezultatit 21-2.

Chermen Valiev synon që të bëjë mirë edhe ndaj kundërshtarit të radhës dhe nëse ai mposht mundësin nga Belgjika, Ibragim Ruslanovitch Veliev, atëherë Valiev do ta shihte veten mes 8 më të mirëve.