Euroja ka shënuar një tjetër rekord të ri të rënies duke u këmbyer me vetëm 97 lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një vit më parë, monedha europiane është zhvlerësuar me 2.6 për qind.
Vetëm gjatë vitit 2025, euro ka pësuar luhatje të vazhdueshme, por me një tendencë të qartë rënëse. Nga mbi 100 lekë në janar, në muajt në vijim vijoi të ulej gradualisht, duke zbritur në 97 lekë në shtator.
Kjo do të thotë se brenda 8 muajve të parë të vitit, euro është zhvlerësuar me rreth 3%. Një prej arsyeve kryesore lidhet me ofertën e lartë të valutës në treg. Vetëm në periudhën janar-gusht, mbi 500 milionë euro janë tërhequr nga tregu vendas, si pasojë e prurjeve të turistëve dhe remitancave.
Një lek i fortë ka pasoja të dyfishta në ekonomi: nga njëra anë rrit kostot për bizneset importuese, ndërsa nga ana tjetër përmirëson fuqinë blerëse të qytetarëve për produktet vendase dhe ndihmon në uljen e inflacionit të importuar.
Ekspertët thonë se zhvillimet e mëtejshme të kursit do të varen nga hyrjet valutore gjatë muajve të ardhshëm dhe ekuilibrat e tregtisë së jashtme.