Detaje të reja: Firmat piramidale online u “zbërthyen” nga brenda, si u infiltruan agjentët e policisë në skemë

Policia e shtetit goditi sot skemën e mashtrimit me firmat piramidale, duke arrestuar 6 persona dhe duke shpallur dy në kërkim.

Mësohet se skema funksiononte online, në rrjetin social “Telegram”, ku qytetarët duhet që të investonin të paktën 1 mijë euro, në mënyrë që mund të futeshin në investim. Pas kësaj ata duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre

Gjithça arritit të zbulohej vetëm pasi në këtë skemë ishin infiltruar agjentë të policisë. Ata ishin infiltruar, duke zhvilluar komunikime si qytetarë të thjeshtë.

Deri tani policia nuk bërë të ditur sa persona janë mashtruar apo sa është shuma e parave të investuara. Por hetuesit kanë dyshime të forta se janë mijëra qytetarë të mashtruar dhe rrjeti ka funksionuar në disa qytete. Edhe në Tiranë mendohet të ketë një numër të lartë të qytetarëve që kanë investuar në këto firma piramidale online.

Të arrestuarit janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç, ⁠Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Kurse në kërkim janë shpallur E.Sh. 35 vjeç dhe A.Sh. 35 vjeç.