Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Papër.
Mësohet se një automjet tip Benz e ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.
Megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Ndërkohë shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta.
Siç shihet edhe në pamje makina është përmbysur dhe njerëz të shumtë janë mbledhur pranë.