“Uroj që martesa e tyre të jetë…”/ Jozefina Topalli poston FOTOT nga dasma madhështore e të birit

jali i Jozefina Topallit, Genari, i ka dhënë fund beqarisë në fundjavë. Ai kurorëzoi në martesë dashurinë me partneren e tij, Cindy Marina, e ceremonia u mbajt në Bazilikën e Shën Marisë, Romë.

Ish-kryetarja e Kuvendit ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga dasma madhështore e djalit të saj.

“Në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve, në Romë, Genari dhe Cindy kurorëzuan dashurinë e tyre.

Si nënë, ky ishte një moment i paharrueshëm, plot emocion e mirënjohje.

Uroj që martesa e tyre të jetë gjithmonë e mbushur me dashuri, respekt e bekim nga Zoti”, ka shkruar Jozefina Topalli në postimin e saj në rrjetet sociale.