Një zjarr i madh ka përfshirë dy banesa në lagjen Dudas të Shkodrës mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Fillimisht, flakët shpërthyen në një prej banesave, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u përhap edhe në një banesë tjetër pranë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.