22-vjeçari zhduket nga banesa, babai ngre ALARMIN në polici për fatin e të birit

Një baba ka ngritur alarmin për zhdukjen e të birit, i cili është larguar nga banesa.

63-vjeçari ka denoncuar në polici një ditë më parë zhdukjen e 22-vjeçarit me iniciale E. K..

“Më datë 14.09.2025, ka kallëzuar shtetasi Z. K., 63 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi E. K., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njoftoi policia.