Shkrumbohen dy banesa në Shkodër, digjen edhe dy të tjera! Detajet, si u përfshinë nga flakët

“Shkodër/Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç, dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe. Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.