Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur ndarjen e drejtuesve të komisioneve parlamentare, duke përcaktuar emra të njohur të mazhorancës në krye të komisioneve kryesore të Kuvendit.
Ulsi Manja i cili ka qenë ministër i Drejtësisë tashmë do të drejtojë Komisionin e Ligjeve, ndërsa Igli Hasani që ka drejtuar ministrine e Jashtme, tashme do te jete Kryetari i Komisionit të Jashtëm.
Ndërsa Fatmir Xhafaj do të drejtojë një Komision Parlamentar i krijuar për herë të parë, ai është Komisioni Nisa Qytetare.
Drejtuesit e rinj te komisioneve
Ulsi Manja – Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Igli Hasani – Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme
Blendi Klosi – Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Bujqësia)
Milva Ekonomi – Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat
Bledi Çuçi – Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare
Anila Denaj – Kryetare e Komisionit për Infrastrukturën dhe Burimet Natyrore
Damian Gjiknuri – Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Fatmir Xhafaj- Kryetar i komisioni Nisma Qytetare