Morën peng një 56-vjeçar për disa orë, në kërkim dy të rinj! Përparim Mehmeti u mbajt në një banesë…

Dy të rinj janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë mbajtur peng një 56-vjeçar në Kamzë.

Përparim Mehmeti raportohet se është mbajtur peng për disa orë brenda një banese.

Sipas informacioneve, dy autorët e pengmarrjes me iniciale E. Z., dhe E. N., të moshës 28-vjeç, kishin konflikte me djalin e të rrëmbyerit.

“Efektivët shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij. Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit”, informoi policia.