Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 16 dhjetor 2025.
Sipas ligjit, prokurorët e SPAK nuk kanë të drejtë të rizgjidhen në krye të institucionit dy mandate rresht.
Për këtë arsye, në mbledhjen e dats 17 shtator të KLP-së, do të shpallet gara për drejtuesin e ri të SPAK-ut.
Njoftimi i KLP:
Informacion mbi mbledhjen:
Dita/Data: E Mërkurë, 17.09.2025
Ora: 10.00
Kohëzgjatja: ⸟ 90 minuta
Thirrur nga: Kryetari i Këshillit
Pjesëmarrësit: Anëtarët
Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë
Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
2. Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
3. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
4. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
5. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.