“Mos i jepni karkaleca këtij” / Petrit Qoli: Jam duke vdekur nga turpi, se na plasët. Po na vrisni për së gjalli, po më shkatërroni

Dhjetë ditë pas u dërgua me urgjencë në QSUT, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u shfaq në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës të dosjes “Plumbi i artë”.

Në dukje Dumani nuk përcillte asnjë shqetësim, ndërsa u përshëndet mes buzëqeshjes dhe batutave me avokatët para nisjes së seancës.

Seanca nuk u zhvillua normalisht për shkak të mungesës së disa prej avokatëve në proces. Situata u tensionua kur palët diskutuan mbi zhvillimin ose jo 2 herë në javë të seancës. I pandehuri Petrit Qoli shpërtheu ndaj gjykatës, duke kërkuar ritëm të procesit.

“Po kryeni gjenocid individual nga padrejtësia e drejtësisë unë kam vetëm një hall zonja kryetare, infarktin. Ai nuk të pyet. Nuk vjen me zhurmë. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi, se na plasët.

O prokuror po na vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni”, tha Qoli.

Në përfundim, duke ju referuar Dumanit, Qoli shtoi:

“O prokuror mos i jep karkaleca këtij se ky maksimumi makarona ha”.

Seanca e radhës u shty për me 18 shtator.