‘Çmendet’ moti/ Ditë verore dhe temperatura Gushti në mes të Shtatorit, ja sa do shënojë termometri nesër

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta transparente.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.

Era me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.