Çfarë ndodhi? Trump dhe bashkëshortja e tij nisen urgjentisht drejt Londrës, ja arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melanie, janë nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar për vizitën e tij të dytë shtetërore.

Fluturimi nga Washington në Londër zgjat rreth shtatë orë, ndërsa vëmendja e botës pritet të jetë e fokusuar tek takimet dhe deklaratat gjatë vizitës.

Para nisjes për vizitën e tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Trump foli me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, duke lavdëruar Mbretin dhe kryeministrin Keir Starmer.

Presidenti amerikan tha se Mbretin Charles e konsideron “mik të tij” dhe se kjo është “hera e parë që dikush nderohet dy herë me një vizitë shtetërore”.

Trump gjithashtu theksoi se qeveria britanike dëshiron të “përmirësojë marrëveshjen tregtare” dhe vlerësoi se “kemi bërë një marrëveshje të shkëlqyer”.