Gjendet pa shenja jete nje person në shtegun Theth-Valbonë

Një turist që po kalonte shtegun mes Thethit dhe Valbonës është aksidentuar rëndë duke rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës.

Miqtë e tij njoftuan menjëherë policinë, e cila së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit, infermierë dhe helikopter, u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Sipas raportimeve, turisti nuk është gjetur me shenja jete.