“Hape firmën, bëj fatura! Kam gati 20 mln në Hollandë”- Dosja “Çela”, si u pastruan paratë e kokainës në Shqipëri përmes fabrikës së leshit dhe firmave fiktive

Gjatë emisionit “Në Shënjestër” në News24 të Klodiana Lalës, u sollën detaje të reja nga dosja hetimore e Ervis Çelës i cili fitimet nga trafiku i drogës i investonte në biznese që hapte në Shqipëri, përmes vëllezërve të tij.

Nga zbardhja e mesazheve në SkyEcc, duket qartë skema e pastrimit të parave të drogës, përmes investimeve sic është fabrika e leshit që Ervis Çela i sugjeronte të vëllait Albinit, me qëllim prerjen e faturave fictive që të justifikohej hyrja e parave të drogës.

‘Po atë firmën e hape? Çfarë pret? Të prish punë po të kesh dhe ndonjë firmë të vogël? U bënë 15 mln?

Po kam një ide të hapësh një firmë leshi dhe të bësh fatura, të fusësh lekë në bunkë….Kam gati 20 mln në Hollandë… Kam nis një punë të mirë…Por ju s’po luani fare…’ , i shkruante Ervis Çela vëllait.

Por bashkë me tonelatat me kokainë që priten të kalojnë në Evropë, grupi kriminal me në krye Ervis Çelën, merren njëkohësisht edhe me trafikimin e armëve të zjarrit.

Të cilat futen të çmontuara bashkë me ngarkesën me drogë në kontejnerë.