‘BE me sy mbyllur?’, paralajmëron Kikia: Pranimi i Shqipërisë me këto probleme s’i shërben qytetarëve

Gazetari Mentor Kikia tha sot se procesi i integrimit të vendit në BE përfshin një sërë aspektesh, si demokracia, zgjedhjet dhe transparenca publike, duke theksuar se nuk është rrugë që shtrohet vetë.

I ftuar në një emision televiziv Kikia u shpreh se europianizimi i vërtetë do të vijë vetëm kur të realizohen standardet e përcaktuara, që ngjasojnë me ato të qytetarëve europianë.

“Integrimi nuk është një rrugë që shtrohet, por një proces i cili përfshin të gjithë Shqipërinë si demokracia, zgjedhjet transparencen publike. Kështu që parimisht Shqipëria integrohet se të gjithë këto perimetra mund të realizohen dhe se fundi i lumtur nuk është integrimi në BE që ne t’i realizojmë ato standarte. Dhe përpara se të jemi qytetarë evropianë, por qytetarë që të jetojmë në kushte si evropianët. Nëse BE do të vazhdojë me këtë qasje optimiste dhe të pranojë Shqipërinë me këto probleme që ndodhet atëherë po realizohet një strategji politike, por nuk do t’i shërbejë qyetarëve. Sepse ne nuk na intereson, nëse nuk arrihen qëlimet tona”,-tha Kikia.