Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit zyrtar nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, sot do te kete kthjellime të shoqëruara herë pas here me vranësira.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Ndërkohë, në zonat bregdetare pritet që era të intensifikohet, duke arritur deri në 15 m/s, çka mund të ndikojë në aktivitetet detare dhe lundrimin me mjete të vogla.
Deti do të paraqitet me valëzim të ulët deri mesatar, me forcë 1-3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lëvizje në zonat detare dhe për turistët që frekuentojnë bregdetin në këtë periudhë shtatori.