“Duam të bëjmë më shumë”/ Rama nga Brukseli: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet baza në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim zyrtar në selinë e NATO-s me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte.

Në fokus të takimit ishin roli i Shqipërisë në NATO, mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, si dhe projektet e ardhshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend.

Gjatë bisedës, Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria është në një fazë të re të angazhimit të saj në fushën e mbrojtjes.

“Është përherë kënaqësi, jo vetëm falë miqësisë sonë, por edhe për faktin që ka diçka për të mësuar parej jush. Jemi këtu për të ri konfirmuar gjithçka që ju thatë. Duam të bëjmë më shumë. Po nisim rilindjen e industrisë sonë ushtarake. Sigurisht jemi këtu edhe për të folur për mënyrat si mund të qasemi në programin Safe të BE sa i takon sigurisë shkon përtej perimetrit të vendeve të BE dhe mund të jetë i dobishëm për vendet e NATO-s Europë, faleminderit për mikpritjen dhe besoj se jeni 1-sh se keni gjithmonë energji në mëngjes.”, u shpreh ai.