Procesi i përzgjedhjes dhe kandidimit për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme po ndiqet edhe nga faktori ndërkombëtar dhe veçanërisht nga SHBA-të.
Përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbërritën paraditen e sotme në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ku po zhvillohet edhe mbledhja zyrtare e hapjes së garës për drejtuesin e ri të SPAK.
Zgjedhja e Altin Dumanit u bë nën monitorimin e ndërkombëtareve dhe kryesisht të ish-ambasadores amerikane Yuri Kim.
Edhe procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri do jetë në të njëjtin fokus, nga faktori ndërkombëtar.
Pak ditë me parë e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, tha se procesi i përzgjedhjes së pasardhësit së Dumanit duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga çdo ndikim i jashtëm”.
Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Zgjedhja bëhet me shumicë të thjeshtë votash nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.