Në dosjen hetimore të skemave piramidale online XUEX dhe TXEX janë bërë publike edhe dëshmitë e disa grave të përfshira.
Njëra prej tyre, Evgjeni Kokoneshi ka deklaruar se ka investuar 1100 euro, madje thekson se ka ftuar në grup edhe shoqet e saj.
Një tjetër grua, Brunilda Todi është shprehur se ka investuar deri në 5 mijë dollarë.
“Këta persona dyshohet se janë në rolin e menaxherëve kryesor, pasi nga informacionet e marra në rrugë operative rekrutojnë dhe sigurojnë persona të ndryshëm, ku shtojnë grupe njerëzish dytësor dhe tretësor, me qëllim rritjen e fitimeve të tyre, duke bërë kështu të mundur funksionimin e skemës piramidale, të dyshuara mashtruese”, thuhet në dosjen hetimore.
Pjese nga dosja
Është kryer kontrolli personal dhe ai i banesës së shtetases Evgjeni Kokoneshi dhe gjatë kontrollit të banesës është gjetur në kuzhin një apparat celular i markës Samsung, me mbrojtëse me ngjyrë jeshile, me nr.IMEI 351233877560252, me pasëor në formën e shkronjës “L”, me nr.telefoni 0684573261, i cili ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shtetases Urani Gjini, (nëna e shtetases Evgjeni Kokoneshi)
Shtetases Evgjeni Kokoneshi i është sekuestruar një apparat celular tip Samsung, me ngjyrë gri, me nr.IMEI 358359330293778, me passëord në formën e shkronjës “L”, me numër telefoni 0686374655.
Është marrë deklarim shtetases Evgjeni Kokoneshi e bija e Stavri dhe Urani, e ditëlindjes 19.09.1966, lindur dhe banuese në Divjakë, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, me numër telefoni 0686374655, e cila deklaroj se ka investuar në të dyja platformat XUEX dhe TXEX, në fundin e muajit Maj ka investuar në XUEX dhe në fundin e muajit Gusht në TXEX. Me këto platforma është njohur nga biseda me shoqe të ndryshme në Divjakë, të cilat i kanë thënë që është project fitimprurës, i ligjshëm në Shqipëri, project në të cilin ato kishin investuar dhe vet. Për tu bërë pjesë e platformës e ka ndihmuar komshiui saj shtetasi Erjon Koçi, të cilit i ka dhënë 1100 euro dhe ai i ka shkarkuar aplikacionin dhe e ka mësuar se çfarë veprimesh të kryente.
Ka deklaruar se ka future në grup tre shoqet e saja të cilat quhen Elda Sota, Enxhi Shkoza dhe Matilda Zhuka. Investimin për të treja këto shtetase e ka bërë me parat e saja dhe ato ja kanë kthyer më vonë. Më pas ka futur në grup dhe Vera Gjinin, Lume Stefa, nënën e saj Urani Gjini, si dhe vajzën dhe dhëndrrin. Shuma totale që ka future në platformë ka qënë gati 1.000.000 lekë të reja. Gjithashtu ka deklaruar se as ajo dhe as pjestarët e grupit të saj nuk kanë tërhequr lekë. Në lidhje me aparatin celular tip Samsung që i është gjetur në banesë, ka deklaruar se është i saj.
Është pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, shtetasja Aurora Kajo, e cila ka deklaruar se ka përdorur platformën XUEX nëpërmjet telefonit të saj si dhe ka investuar në këtë platformë.Shuma që ajo ka investuar fillimisht në këtë platformë ka qënë në shumën e 200.000 lekëve të reja, shumë të cilën e ka depozituar nëpërmjet bankës. Platformën XUEX, e ka marrë nga ana e shtetasit I quajtur Ledio Shebeku, I cili ka ardhur për të drekuar në lokalin e tyre në plazhin e Divjakës, ku në bisedë ai I ka thënë se platforma XUEX ishte e ligjshmeFillimisht është regjistruar deklaruesja dhe më pas bashkëshorti I saj, Medi Kajo.Deklaruesja ka qënë përdoruese e platformës XUEX gjatë periudhës prill, maj 2025, dhe balanca e llogarisë ka arritur në shumën e 2500 USDT.Në muajin qershor 2025, deklaruesja ka tërhequr shumën prej 2500 USDT, të cilën fillimisht e ka kaluar nga platforma XUEX në aplikacionin Binancë dhe më pas drejt Bankës.Në llogarinë e kriptomonedhave, në platformën XUEX, ka pasur akses përveç deklarueses dhe bashkëshorti I saj, Medi Kajo.