Rrezikoi jetën për të shpëtuar 2 të mitur, shqiptari në Greqi merr nënshtetësinë greke nga vetë kryeministri Mitsotakis

Ledian Gjoka, shqiptari në Greqi i cili u shndërrua në hero pasi shpëtoi nga mbytja në lum 2 fëmijë të vegjël në muajin qershor 2025, më në fund ka marrë nënshtetësinë greke.

Shqiptarit i është dhënë nënshtetësia greke nga vetë Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka falenderuar publikisht për aktin heroik.

“Ledian Goka në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy fëmijë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos. Një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizimit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. E falenderojmë”, ka shkruar në Facebook Kryeministri Mitsotakis.

Shqiptari dy fëmijë të moshave 12 dhe 14 vjeç të cilët rrezikuan mbytjen në lumin Arachthos të Artës në Greqi. Madje, ai pësoi lëndime edhe vetë në këmbë gjatë tentativës për të shpëtuar dy të miturit.

Ledian Goga është nga Berati. Ai emigroi drejt Greqisë 24 vite më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Pesë vitet e fundit jeton në Artë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, 10 dhe 6 vjeç. Gruaja e tij është rritur në Greqi dhe janë njohur përmes një krushqie.