Një drejtues motoçiklete që shërbente në shpërndarjen e ushqimeve nga një fast food ka përfunduar në spitalin e Lushnjes këtë pasdite. Motoçiklisti është përplasur me një mjet me targa të shtetit të Kosovës.
Policia ishte në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërkohë që krahas kësaj efektivët e policisë së qarkullimit kryen edhe disiplinimin e trafikut pasi aksidenti u shënua në afërsi të rretherotullimit të plasmasit ku ka shumë qarkullim.
Sipas bluve të qarkullimit të dy mjetet ishin në të njëjtin kah, ndërsa drejtuesja e mjetit me targa të Kosovës ishte duke kryer një manovër për t’u kthyer në drejtim të rrethrrotullimit ndërsa drejtuesi i motoçikletës është përplasur me të.
Gjendja shëndetësore e drejtuesit të motoçikletës sipas policisë së qarkullimit është jashtë rrezikut për jetën ndërsa është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.