“Mbajeni b**** drejt…”/ Berisha i “fali” Mediut deputetin, “shpërthen” Vrenozi: Hiqeni emrin e tij…

Deputeti i PD, Fidel Kreka, ka kaluar në grupin parlamentar të Partisë Republikane të Fatmir Mediut.

Ky vendim duket se ka nxitur simpatizantin e demokratëve, Ilir Vrenozin, që të “shpërthejë” në rrjetet sociale, duke i kërkuar me urgjencë Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit që ta largojnë Fidel Krekën nga aty dhe ta rikthejnë te grupi parlamentar i PD.

LEXO  TRONDITET TIRANA/ Qëllohet me armë brenda në zyrë gjyqtari në Gjykatën e Apelit (EMRI)

“Mbajini pak b*thët drejt me Fidel Krekën. Nëse doni luftë, e fillojmë luftën! Hiqe emrin e Fidel Krekës nga grupi parlamentar i kësaj. Unë e kam mik Fatmir Mediun, s’kam fare lidhje me këto gjëra. Unë dua Fidel Krekën. Fidel Krekën mos ma ngatërroni me grupe parlamentare, hajde këtu, ik aty. Jo! Lëre, ai është djalë i ri, sa ka hyrë në politikë.

LEXO  Nëna shqiptare tenton të shpëtojë nga burgu djalin 20-vjeçar arrestohet në aeroportin e Miamit

Mos e ngatërroni Fidel Krekën me këto gjëra që bëni ju. Fare, fare, nuk dua. Jemi një grup i madh që nuk duam. Dhe nuk duam që Fidel Krekën ta vendosni në grupe parlamentare që s’kanë lidhje me PD. Sikur edhe formalisht, nuk e duam o vëlla. Të lutem shumë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, ju lutem shumë, hiqni emrin e Fidel Krekës nga lista e grupit parlamentar të aleatëve”, shprehej Vrenozi në video.

LEXO  41-vjeçari në Tiranë plagos me thikë bashkëjetuesen pas një konflikti në banesë

Lajme Te nGjashme