Ndahet nga jeta këngëtari i njohur, simboli i ahengut shkodran

Shkodra humbet bilbilin e muzikës, ose këngëtarin e fundit të ahengut shkodran, një traditë e vjetër qytetare.

Agim Molla, mbrojtës i traditës dhe artit shkodran, ka humbur jetën dhe për këtë humbje ka reaguar gjithashtu kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili e ka vlerësuar atë edhe si “ashiku i muzikës tradicionale”.

LEXO  Një 13-vjeçare nga Kosova dyshohet se është mes viktimave të sulmit në Austri

“U shua simboli i ahengut shkodran! Me interpretimin e tij të veçantë, Agim Molla u bë pjesë e gëzimeve të shumë familjeve shkodrane, duke mbetur në kujtesë si ashiku i muzikës sonë tradicionale. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve”, shprehet Beci me një postim në Facebook.

LEXO  Gjoba fshehurazi, kamatë dhe penalizime, kamerat në akset rrugore kthehen në kurth për qytetarët

Për këtë lajm të trishtë mësohet se këngëtari Agim Molla ka mbyllur sytë mbrëmjen e djeshme, në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë.

LEXO  LAJMI I FUNDIT/ SHBA vendosi nëndetëset pranë Rusisë, Putin nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Agim Molla njihej si një artist dhe rojtar i folklorit, një mbrojtës i këngës së vjetër shkodrane.

Lajme Te nGjashme