‘Thes’ me para të falsifikuara/ Arrestohet ‘bankomati’ i mafies shqiptare, gjatë operacionit…

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit njoftoi arrestimin e një biznesmeni të huaj në këtë vend me dyshimet se është i lidhur me mafien shqiptare. Biznesmeni italian Panfilo C, i njohur edhe si Benny Colonico njihet edhe si ‘bankomati’ i mafies shqiptare, pasi e ndihmon atë në pastrimin e parave në shuma të mëdha.

LEXO  Aksident i rëndë në rrugën Lushnjë-Berat, përplasen dy makina, të plagosurit në gjendje të rëndë

Këtë herë, gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjet një sasi e madhe parash të falsifikuara. Ministri i Brendshëm, John Reimberg tha se biznesmeni është vendosur nën arrest në pritje të procesit gjyqësor.

Benny Colonico është një personazh kontrovers në Ekuador. Në qershor të vitit 2023, ai u rrëmbye nga një restorant që kishte në pronësi në qytetin e Guajakilit.

LEXO  SHBA shpall kufizime të reja vizash

Gjatë operacionit për lirimin e tij u vra një nga kriminelët. Ndërkohë më herët, në janar të vitit 2023, ai u përfshi në një shkëmbim zjarri para një qendre tregtare. Biznesmeni është përfolur edhe për një lidhje me prezantuesen televizive Carolina Jaume. Madje ka pasur akuza se ai e ka përndjekur atë.

LEXO  A ishit edhe sot vullnetarisht në SPAK? Arbër Veliaj lë prokurorinë, por kësaj radhe “kyç” gojën

Arrestimi i biznesmenit italian cilësohet si shumë i rëndësishëm për të kuptuar se si funksionon mafia shqiptare, e cila trafikon tonelata me kokainë nga Ekuadori në drejtim të Europës.

Lajme Te nGjashme