Polici dyshohet se kishte lidhje intime me një adoleshente, Prokuroria lëshon 4 urdhër-arreste! Efektivi u shantazhua me video nga disa persona

Një efektiv policie në Gjirokastër dyshohet se ka pasur lidhje intime me një adoleshente 16-vjeçare.

Burime për News24 bëjnë me dije se tre persona kanë shantazhuar efektivin e policisë së Përmetit, 56-vjeçarin me inicialet A.A., duke i kërkuar para me pretendimin se dispononin një video intime të tij me një 16-vjeçare, S.K.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se në video shfaqen dy personat duke kryer veprime intime virtualisht. Rasti nuk është denoncuar nga efektivi, por është zbuluar nga persona të tjerë dhe referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria ka lëshuar katër urdhër-arreste. Dy prej tre personave që shantazhuan efektivin janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Gjirokastrës, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre.

Mësohet se ndër personat e arrestuar është edhe njerku i 16-vjeçares, i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me të. Sa i takon dënimit apo jo të policit, ende nuk është marrë një vendim nga grupi hetimor.