Publikohet video kur shoferi i Prokurorit të SPAK-ut kanos Shefin e Qarkullimit Rrugor të Elbasanit

Është publikuar video e 25-vjeçarit Mateo Ademi, i cili shërben si shofer i Prokurorit të SPAK, Alfred Shehu, tek përplaset verbalisht me Shefin e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan.

Në videon e publikuar nga “OraNews”, shihet qartë kur shoferi i Prokurorit të SPAK-ut afrohet pranë makinës së Shefit të Qarkullimit Rrugor të Elbasanit dhe i del përpara.

Pasi qëndron disa sekonda para mjetit të policisë, 25-vjeçari i afrohet te xhami Shefit të Qarkullimit.

Për disa sekonda duket sikur palët debatojë dhe në një moment tensioni, Shefi i Qarkullimit del nga automjeti dhe përballet me shoferin e Prokurorit të SPAK-ut. Pas një debati të shkurtër Shefi i Qarkullimit futet në automjet dhe më pas largohet.

Kujtojmë se pas kësaj skene, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin Mateo Ademin, i cili shërben si shofer i Prokurorit të Posaçëm Alfred Shehu.