Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane, duke u bërë me dije se duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit.

Aplikuesit mund ta kenë më të vështirë të kualifikohen për vizë nëse aplikojnë në vende të tjera, dhe tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen.