“Erjola Doçi më futi në sherr me gruan”, pasi postoi foton me moderatoren, ish-arbitri i FIFA-s tregon debatin me bashkëshorten

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, i ftuar sot në emisionin e mëngjesit Wake Up, ka folur mbi raportet në çift, ndërkohë që është shprehur se në marrëdhënien me bashkëshorten e tij ka shpesh debate për shkak të xhelozisë.

Debati i fundit duket se ka qenë ai i një dite më parë, për shkak të një InstaStory-je, ku ish-kolegia e tij, Erjola Doci, e kishte etiketuar me shprehjen: “Gjithmonë kthehemi te dashuritë e vjetra.” Kjo shprehje, sipas tij, nuk shkaktoi vetëm xhelozi nga ana e partneres, por edhe reagime të shumta nga ndjekësit e tij.

“Dje, Erjola Doci postoi një story ku thoshte se ‘Gjithmonë kthehemi te dashuritë e vjetra’. Edhe unë e ripostova këtë story, dhe gruaja u bë xheloze. Nga ana tjetër, reagimi i gjinisë mashkullore në Instagram më ka habitur. ‘Si ka mundësi që e nxjerr këtë ti?’ – më thoshin.”
Gjatë rrugëtimit të tyre në çift: njëri ecën drejt, tjetri ecën shtrembër; njëri mban veten, tjetri jo; njëri punon shumë, tjetri më pak; njëri fiton më shumë para, tjetri më pak. Ne nuk duhet ta lejojmë partnerin të na shkëputet, duhet ta marrim prej dore dhe ta sjellim nga krahu ynë”, është shprehur Jemini.

“Femrat, edhe për arsye të hormoneve, kanë ulje-ngritje të forta. Djemtë duhet të punojnë edhe me këtë gjë. Ndonjëherë e shoh bashkëshorten në mëngjes që është furtunë, ndërkohë që në darkë ishim mirë. Dhe nuk ka shpjegim. I them: ‘Bëj pushim nga puna, merr leje dhe të dalim të pimë një kafe bashkë.’ Kur nxehet bashkëshortja, gocat më pyesin nëse jam zënë me mamin, sepse kur është ajo e mërzitur, shtëpia është furtunë”, është shprehur Jemini.