Braçe acarohet keq me Anuela Ristanin e Bashkisë Tiranë, i nxjerr mesazhet: Turp të kesh, që po…

Pas një denoncimi të mëparshëm të Braçes për mbeturinat në zonën e Selitës, deputeti thotë se Ristani i ka kthyer përgjigje disa orë më vonë me mesazh, duke i kërkuar që problemin ta adresojë tek Ilir Mengra.

“Për arrogancën e atyre që ju kemi dhënë pushtet, qoftë edhe të vogël në nivel vendor. Turp të kesh! Arroganca jote përballë hallit të njerëzve e shqetësimit të deputetit meriton vetëm:

Të kesh turp! Prej shkurti, jo vetëm që nuk po bën gjë prej gjëje, por ke edhe kurajon të bëshë ironi e të përcjellë edhe mesazhe banale:Nuk pyes për asgjë!”, shkruan Erion Braçe, krahas video-mesazhit .