Detajet nga aksidenti në aksin Lushnje-Fier. Makina përplaset me kamionin, plagoset nëna me dy fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lushnje-Fier.

Bëhet me dije se një automjet ku udhëtonin burrë e grua dhe dy fëmijët është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni që i ka zënë rrugën.

Si pasojë e përplasjes e kanë mbetur të plagosur nëna me dy fëmijët.

Këta të fundit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit.