Personi në foto është Nikollë Bluda 76 vjeç i cili humbi jetën pasditen e kësaj të shtune së bashku me të birin Valentin Bluda 32 vjeç në Malësi të Madhe.
Babë e bir teksa udhëtonin me një mjet tip “Benz” u përplasën me një reklamë metalike në një rrethrrotullim.
Në vendngjarje shihen forca policie dhe ambulanca si dhe qytetarë të rastësishëm. Sipas raportimeve, makina drejtohej nga i riu i cili thuhet se ka humbur kontrollin e automjetit.