Një person ka rënë nga banesa në Kosovë dhe ka humbur jetën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen për Telegrafin, duke bërë me dije se rasti është paraqitur rreth orës 10:20 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
“Sot, rreth orës 10:20, kemi pranuar informacionin për një person që ka rënë nga një ndërtese banesore në Istog. Në vendngjarje kanë arritur njësitet relevante dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima ka humbur jetën”, deklaroi Rugova.
Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti.