E PAZAKONTË! Adoleshenti në Vlorë sulmon me gërshërë një burrë, arsyeja…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar duke përdorur një mjet prerës, gërshërë.

Sipas policisë, konflikti fizik mes tyre u shkaktua për arsye të dobëta dhe rezultoi me plagë sipërfaqësore për të lënduarin. Autoritetet kanë nisur procedimin penal ndaj të miturit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht:

Një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.