Pl*gosje në Vlorë/ I riu dërgohet në spital, autori i dyshuar arratiset

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në dorë, ndërkohë që autori nuk dihet se kush është, pasi është larguar nga vendngjarja.

I riu i plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Autori i plagosjes dyshohet të jetë shtetasi B.Brahimaj.