Krimi m*kabër, vrasja e groposja e Klevis Lleshit u zbulua në komunikimet në SkyEcc! Pronari i “Monopol” ende në arrati, zbardhen emrat e dy të arrestuarve

Vrasja makabre e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020, mësohet se është zbardhur në komunikimet në Sky ECC.

Gazetarja Klodiana Lala informon se pas bisedave në aplikacionin e koduar, SPAK lëshoi 4 urdhër arreste ndërsa u vendosën në pranga 2 persona.

Të arrestuarit janë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të dy 31 vjeç, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje dhe asgjësim kufome”, pastrim i produktive të veprës penale” dhe “grup strukturuar kriminal”.

Ndërsa në kërkim janë shpallur 36 vjeçari Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, i cili është pronar i lokalit “Monopol” në Myslym Shyr, si edhe shtetasi Sajmir Kolaveri, të dyshuar për të njejtat akuza.