Ky është Aurel Hoxha, personi që akuzohet se ka porositur vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, në Burrel, kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh.
Aurel Hoxha është pronari i lokalit të njohur “Monopol”, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Mëngjesin e sotëm, forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në ambientet e lokalit “Monopol”, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së 2020-ës, por Aurel Hoxha rezulton ende në arrati dhe është shpallur tashmë në kërkim.
Sipas dosjes së SPAK, Hoxha dyshohet se ka porositur vrasjen në shenjë hakmarrjeje për vëllain e tij, Agim Hoxha, i cili ishte vrarë në një ngjarje kriminale në Angli, duke u djegur brenda makinës.
Ekzekutori i dyshuar i krimit është Sabah Nuzi. Hasmëria mes dy fiseve ka shkaktuar pesë vrasje prej vitit 2012.