Delegacioni i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk e braktisi sallën gjatë fjalimit në kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Kur Netanyahu mori fjalën, ditën e sotme në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, më shumë se 100 diplomatë nga 50 shtete u larguan në shenjë proteste.
Për mediat, delegacioni shqiptar ka thënë se ata qëndruan në sallë përgjatë fjalës së tij.
Netanyahu akuzoi Hamasin për situatën në Gaza dhe tha se Izraeli do t’i shkojë deri në fund, duke premtuar lirimin e pengjeve.
Ai pretendoi se shumë raportime për uri dhe gjenocid në Gaza janë gënjeshtra anti-semite.
Çuditërisht, disa ditë më parë, Shqipëria abstenoi një rezolutë të votuar në OKB për zgjidhjen me dy shtete, ndonëse e ka mbështetur në vazhdimësi më herët.
🔴 ÚLTIMA HORA | La mayoría de los países abandonan la Asamblea General de la ONU a la llegada de Netanyahu https://t.co/5QtX3U1mzW pic.twitter.com/oHJvcSNuKP
— EL PAÍS (@el_pais) September 26, 2025