U gjet pa shenja jete në rrugë, detaje nga vrasja e 44-vjeçarit italian në Tepelenë! Viktima jetonte në Tiranë

Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Tepelenë ku u gjet i pajetë në rrugë një shtetas italian.

Blutë informojnë se 44-vjeçari me iniciale E. S., është vrarë me armë zjarri.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.