Çanta me para dhe municion luftarak, pamjet e autorit të vrasjes së biznesmenit në Tepelenë (Video)

Në pamjet dhe hetimet e kryera në vendngjarjen “Qafa e Dilanit”, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi Kamber Sulçe, 48 vjeç, banues në Mesaplik të Vlorës, si autori i dyshuar i vrasjes së Edoardo Sarchi.

Mësohet se 48-vjeçari qëlloi me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe ndaj automjeteve të tyre.

Nga vendngjarja u sekuestruan automjetet e viktimës dhe të shoqëruesve të tij, dy armë gjahu, si dhe automjeti dhe veshjet që dyshohet se përdori autori gjatë krimit, të fshehura në një zonë malore.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan armë, municion, para në valutë dhe fara të dyshuara kanabisi gjatë kontrolleve në banesat e autorit dhe familjarëve të tij.