Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nga Konferenca e Kryetarëve e ndali fokusin te kërkesa për mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë.
Bardhi theksoi se nuk ka një rezolutë që dënon gjenocidin serb, ndërsa shton se pretendimet e PS-së janë gënjeshtër e madhe.
“I qëndrova strikt rregullores, por kur dëgjova Taulant Ballën kur e cilësoi lajthitje kërkesën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, nuk rri dot pa folur. Po e them Kosova vetë ka miratuar një rezolute pak vite me parë, rezolute që dënon gjenocidin Serb. Është gënjeshtër e madhe kur thuhet që parlamenti i Shqipërisë ka miratuar rezolutë ku dënon gjenocidin. Gjeje dhe sille këtu. Është një gënjeshtër e madhe. Është Presidentja e Kosovës që na e kërkon këtë rezolutë. Nuk e di pse ju jeni kundër. Çfarë keni?!”, tha Bardhi.