Dështimi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në mbrojtjen e sigurisë ushqimore po i faturohet shëndetit të konsumatorit. Gjatë muajit shtator në vendin tonë është tregtuar pjeshkë e importuar nga Greqia te e cila ka rezultuar niveli i mbetjeve të pesticidit “Phosmet” është mbi normën e lejuar, i cili përbën risk për shëndetin e njeriut.
Ky pesticid mund të shkaktojë rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës dhe ndryshime të tensionit të gjakut. Njëkohësisht shoqërohet me problematika ne sistemin e frymëmarrjes, sistemin nervor dhe atë tretës. Burime zyrtare bëjnë me dije se sasia e pjeshkave të importuara nga Greqia është7324 kg.
Pasi është shitur pothuajse 7300 kg, inspektorët e AKU-t kanë dalë në terren dhe kanë bllokuar vetëm 28 kg pjeshka me pesticidin e rrezikshëm. Teksa siguria ushqimore është në pikën më kritike, AKU refuzon të bëjë transparencë me median dhe konsumatorin duke fshehur emrin e subjektit që importoi produktin që i rrezikoi jetën qytetarëve.
Në mënyre të përsëritur AKU bëhet avokat i subjekteve private dhe nuk i jep përgjigje pyetjes specifike se:
“CILI ËSHTË SUBJEKTI QË FUTI NË VENDIN TONË KËTË PRODUKT?”