Ikja e papritur e Endri Fugës drejt Xhakartës mbetet një nga zhvillimet më të forta politike të viteve të fundit.
Largimi tij dyshohet se nuk ishte një vendim personal, por një akt i diktuar nga frika, presionet dhe kalkulimet e fshehta që lidhen me raportin e brishtë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.
Fuga, i cilësuar për vite me radhë si “eminenca gri” e kryeministrit, u largua duke marrë me vete një arkivë të tërë sekretesh që e bëjnë figurë të rrezikshme nëse vendos të flasë.
Marrëdhënia mes Ramës dhe Fugës ka qenë e gjatë dhe e ndërlikuar. Për shumë kohë ai ishte krahu i djathtë i kryeministrit, njeriu që kontrollonte narrativën publike dhe orientohej në prapaskenë për të goditur kundërshtarët. Por me kalimin e viteve, kjo lidhje nisi të çajë. Tensionet u bënë të dukshme kur brenda Partisë Socialiste nisën përplasjet e ashpra për trashëgiminë politike. Në këtë kontekst, edhe Fuga u perceptua si një figurë që kishte ndërtuar një pushtet paralel, duke i raportuar jo gjithmonë vetëm kryeministrit, por edhe klaneve të tjera që synonin “kokën” e Ramës.
Dosjet e SPAK dhe “lokali i përgjuar”
Çasti vendimtar erdhi me hetimet e SPAK, të cilat nisën të zgjeroheshin nga aferat e tenderëve drejt rrethit politik dhe ekonomik më pranë qeverisë. Burime flasin për përgjime të një lokali të njohur në Tiranë, ku zhvilloheshin takime të mbyllura mes figurave të rëndësishme të pushtetit, ku pjesë e tavolinës ishte dhe Endri Fuga. Në këto biseda, diskutohej jo vetëm për ndarje fondesh dhe plane elektorale, por edhe për mënyrën se si të kontrollohej media dhe të sigurohej mbrojtja politike nga hetimet. Dyshohet se përmendja e emrit të Ramës në këto materiale e vuri Fugën në pozitë të pasigurt.
Rasti i Arben Ahmetajt, dikur një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit, ishte për Fugën një paralajmërim: kush binte nën radarët e drejtësisë, nuk kishte më garanci mbrojtjeje. Fuga mori vendimin final që të largohej nga Shqipëria. Ai u vendos në Xhakartë bashkë me familjen, në një vend pa marrëveshje ekstradimi. Lëvizja nuk ishte spontane; sipas burimeve, rrjeti i fondacioneve të George Sorosit e ndihmoi të gjente mbështetje dhe një angazhim të ri profesional, duke i siguruar mbrojtje nga një goditje e mundshme ligjore. Dyshohet se kjo lëvizje e Fugës ka tërbuar kryeministrit sa i ka dërguar selam deri në Xhakarta. “Qepe dhe je në rregull, edhe unë jam në rregull nëse nuk flet”. Siç e thamë frika e Ramës është e madhe pasi Fuga nuk është larguar duarbosh. Thuhet se ai ka në duar prova mbi ndarjen korruptive të fondeve publike, marrëveshjet e prapaskenës dhe rrjetin e kompanive të lidhura me pushtetin.
Kontrollin e medias, mënyrën se si bliheshin, shantazhoheshin ose kontrolloheshin gazetarët dhe platformat mediatike. Lojërat e brendshme të PS-së, përplasjet mes klaneve, pazaret për poste dhe koordinimin e manovrave elektorale. Marrëdhënien personale me Ramën, një histori e gjatë bashkëpunimi, por edhe kërcënimesh të fshehta, që mund të zbulojë shumë më tepër mbi mënyrën si funksionon pushteti i kryeministrit. Pra historia e Endri Fugës nuk është thjesht largimi i një individi nga skena. Ajo reflekton gjendjen e brendshme të Partisë Socialiste: e përçarë në klane, e varur nga interesa të errëta dhe nën presionin e vazhdueshëm të drejtësisë. Në këtë realitet, asnjë figurë nuk është më e paprekshme. Ikja e Fugës është një sinjal se betejat e ardhshme brenda PS-së nuk do të zhvillohen më thjesht nëpër forume apo fushata, por në terrenin e hetimeve penale dhe në mbijetesën personale të aktorëve kryesorë. Në prapaskenë, “njeriu hije” i Ramës tani është larg, por hijet që ka lënë pas vijojnë të rëndojnë mbi kryeministrin dhe të ardhmen e partisë së tij.