“Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza”/ “Ushtari” i Alibejt përplaset me të në GJKKO: Ti je palaço, ke dashur ta vr*sësh Megin?

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vrasje, Xhuliano Hoxha.

Hoxha, i është drejtuar Alibejt me tone të forta, kur i kujtoi nderet që i ka bërë, pasi i vranë vëllanë.

Pjesë nga përballja në GJKKO:

Hoxha: A shkonin bashkëshortja jote, motra dhe mamaja në varreza?

Alibej: Po, shkonin shpesh.

Hoxha: A harrove që i shoqëroja unë. Edhe të thoja, që i çova.

Alibej: Nuk e mbaj mend. Nëse e ke bërë faleminderit.

Hoxha: Me nder qofsh, po ku di nder ti. Je palaço fare! Sa lekë la vëllai yt pas vdekjes?

Alibej: Punë për mua.

Hoxha: Ia ka dhënë prokurorisë?

Alibej: I kam deklaruar të gjitha.

Hoxha: A ke dashur të vrasësh Megi K.?

Alibej: Pyet Suel Çelën. (Më fal avokat që po e përmend). E ke në Peqin Suel Çelën.

Hoxha: A do bashkëpunoje sot me mua dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën?

Alibej: Edhe me djallin për Talo Çelën.