Adriana Kalaja zbulon “sekretin” e opozitës? Deklarata e fortë për rrëzimin e qeverisë

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Adriana Kalaja në një lidhje të drejtpërdrejtë në një emision televiziv ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend .

Sipas saj, përplasja mes Veliajt dhe kryeministrit Rama ka dalë tashmë në pah, ndërsa beteja ligjore mund të sjellë pasoja të mëdha për qytetarët.
Kalaja theksoi rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të drejtës për mbrojtje, por nuk harron të përmendë edhe shkeljet e rënda të Veliajt ndër vite.

“Nuk është gjetur gjuha e përbashkët dhe reagimi i Veliajt, tregon qartë që rrugët e tij me Ramën janë ndarë tashmë. Në këtë betejë nuk dihet se kush do jetë fituesi dhe humbësi. Dhe kërkesa e Veliajt është e bazuar në ligj dhe në Kushtetuese. Ligji dhe Kushtetuta e përcaktojnë qartë që zgjedhjet në Tiranë duhen pezulluar. Në pikëpamjen ligjore Veliaj është shumë i privilegjuar dhe se edhe kriminieli më i madh ka të drejtë që të mbrohet, dhe në këtë rast vlen edhe për Veliaj. Unë nuk po dal në krah, por dua që edhe Veliaj të paguajë për dëme që ka shkaktuar. Ne po luftojmë për një shtet ligjor të së drejtës. Shkeljet e Veliajt fillojnë që nga shembja e teatrit, dosja 5d etj, por unë nuk jam dakord për një shtet i cili shkel ligjin.

Për çështjen Veliaj , them se ankimimi do pezullojë procedurën dhe ne do kuptojmë nëse është ligjore do vazhdojnë procedurat për zgjedhjet në Tianë dhe nëse del antiligjore normalisht e gjithë kjo grehinë do bie dhe do dali nul edhe shkarkimi i bërë nga këshilli bashkiak.Votimi duhet të ishte i hapur dhe jo i mbyllur. Unë mendoj se në këtë moment Veliaj është i avantazhuar dhe nëse çështja e tij do të shkoj në Strasburg pasojat do ti vuajnë qytetarët si ekonomike ashtu edhe morale.Tirana vazhdon të mos ketë një kryetar bashkie për gati 7 muaj.Unë mendoj se nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim pozitiv për Veliajn , do të zgjasë deri në pranverën e vitit të kaluar. Rama na pëlqen ose jo, ai ishte mjeshtër i propagandës dhe për të devijuar debatin e ditës. Qeveria Rama nuk solli asnjë gjë të re, përveç propagandës së një ministreja virtuale për të shmangur vjedhjet”, tha Kalaja

Gjatë fjalës në studio, Kalaja u ndal edhe tek opozita, ku theksoi se nuk e kanë tepruar dhe janë marrë me ministren virtuale “Diella” aq sa duhet.

Ajo theksoi se opozita duhet të ngrihet në protesta të fuqishme deri në rrethimin e kryeministrisë dhe rrëzimit të kryeministrit Edi Rama.

“Unë nuk mendoj se opozita e ka tepruar, dhe është marrë me Diellën aq sa duhet të merret. Mendoj se për ne është e rëndësishme të shikohet edhe debat dhe ajo çfarë ndodhi atë seancë, mendoj se pse jo opozita ka të vetmen mënyrë për të reaguar. Ne duhet të ngrihemi në protesa të fuqishme , deri në rrethim të kryeministrisë dhe rrëzimit të Edi Ramës”, përfundoi Kalaja