Ardian Ismajli u dëmtua gjatë ndeshjes ku Torino humbi në transfertën e Parmës. Ardian Ismajli prezantohet te Torino: Ndihem si kapiten edhe pa shiritin në krah
Dje vonë pasdite, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare iu nënshtrua testeve për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit. Rezultatet do të bëhen të ditura vetëm në orët e ardhshme, por është e qartë se Marko Baroni është aktualisht i shqetësuar.
Frika është se një dëmtim mund ta detyrojë Ismajlin të pushojë për një kohë të gjatë (të paktën një muaj ose më shumë). Nëse kjo gjë konfirmohet atëherë, ai do të humbasë dhe ndeshjen vendimtare për Shqipërinë kundër Serbisë