Në një seancë gjyqësore të zhvilluar, Dy prej figurave kryesore të mafies ballkanike – Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj po përballen me drejtësinë në Antverpw, në Belgjikë.
Ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda.
Autoritetet belge thonë se organizata kriminale e udhëhequr nga këta dy persona ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, duke përdorur kompani “fasadë” për trafikim.
Për shqiptarin Ermir “Cinco” Ndreaj, i arrestuar në korrik në Tiranë, është kërkuar 20 vite burg, ndërsa për Sani Al Murdaa, prokuroria ka kërkuar 15 vite burg.
Sani Al Murdaa, i njohur si një prej trafikantëve më të mëdhenj në Belgjikë dhe lider i rrjetit të kriminalitetit që shtrihet nga Kolumbia deri në Australi, thuhet se ka investuar milionë euro në laboratorë për pastrimin kimik të kokainës dhe ka bashkëpunuar me biznesmenë të ndërtimit për largimin e mbetjeve kimike të rrezikshme.
Seanca do të vijojë, deri në dënimin e tyre.