Presidenti Begaj vendos datën për zgjedhjet e pjesshme lokale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera të vendit.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të gazetares Danjela Maloku, por ende nuk ka një dekret të firmosur nga Presidenti, teksa pritet që të ndodhë orët në vijim.

Megjithatë, siç mësohet nga burimet, vendimi i kreut të shtetit është marrë.

Bëhet fjalë për zgjedhjet në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.