Menjëherë pas dekretimit të zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
Përmes një postimi në Facebook, Celibashi ka publikuar dekretin e Presidentit.
“Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 9 nëntor 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë”, shkruan Celibashi.